I rrëshqiti aksidentalisht fjala ‘ janë përdorur’ nënat ruse shpërthejnë ndaj guvernatorit të Kuzbassit

Nënat e ushtarëve rusë të cilët marshuan drejt Ukrainës kanë akuzuar Kremlinin se po i përdor djemtë e tyre si ‘mish për top’ pasi një guvernatorit rajonal i rrëshqiti pa dashje fjala që ata ishin përdorur.

Pas një momenti heshtjeje të habitur, gratë filluan të bërtisnin: 'Të përdorur?! Na kanë përdorur fëmijët?!'

Videoja përfundon me guvernatorin e qarkut që përpiqet të qetësojë protestat e nënave duke u thënë atyre se operacioni do të përfundojë së shpejti. 

Por ai u përball shpejt me një shpërthim zemërimi nga një grua, e cila duke bërtitur shprehet: "Kur të gjithë të vriten!"

Kjo deklaratë e Tsiviliv erdhi pasi humbjet ruse në Ukrainë vazhdojnë të rriten me mijëra pas 11 ditësh luftimesh të ashpra, me forcat tokësore të Kremlinit të bllokuara kryesisht nga mbrojtja ukrainase.

Ndërkohë në Ukrainë, autoritetet kanë filluar të mbajnë intervista dhe konferenca shtypi me ushtarët rusë të kapur (në foto), dhe ministria e mbrojtjes u bëri thirrje nënave ruse të vijnë në Kiev për të marrë fëmijët e tyre .