‘Nuk dua të luftoj’/ Kapet ukrainasi që u maskua si grua për të ikur nga vendi i tij

Lufta e ashpër e Rusisë në Ukrainë ka bërë që mijëra civilë, gra dhe fëmijë të largohen nga vendi, ndërsa burrat janë detyruar të qëndrojnë për të luftuar.

Por një burrë, i cili mesa duket nuk ka dashur të luftojë, ka tentuar të arratiset nga vendi duke u maskuar si grua me gjoks rremë.

Por ai është kapur dhe plani i tij për t’u larguar ka dështuar. Është e paqartë se çfarë ka ndodhur me të pasi është kapur nga autoritetet ukrainase dhe nëse është lënë i lirë apo jo.