Zelenskyy kritikon Perëndimin: Rusia do të godasë industrinë e mbrojtjes

Në një mesazh të ri presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy kritikoi liderët perëndimor pasi këta të fundit nuk i janë përgjigjur njoftimit të Ministrisë së Mbrotjes ruse e cila tha se do të godiste kompleksin ushtarak-industrial të Ukrainës.

Presidenti ukrainas e quajti vendimin e udhëheqjes ruse ‘vrasje e qëllimshme pasi qindra njerëz jetojnë dhe punojnë në këtë rajon’.

 'Unë nuk kam dëgjuar asnjë lider botëror të reagojë për këtë, " tha Zelensky. 

'Guximi i sulmuesit është një mesazh i qartë për Perëndimin se sanksionet e vendosura ndaj Rusisë nuk janë të mjaftueshme'.

Zelensky bëri thirrje që të ngrihet një "gjykatë" për të sjellë para drejtësisë ata që urdhërojnë dhe kryejnë krime të tilla.