Olena Zelenskyy iu lutet mediave të thonë të vërtetën e tmerrshme: Forcat e Putinit po vrasin fëmijë...

Gruaja e presidentit ukrainas Olena Zelenskyy iu është lutur mediave’ të tregojnë të vërtetën e tmerrshme’ se trupat e Putinit po vrasin fëmijë me ‘vetëdije dhe cinizëm’.

Ajo i kërkoi gjithashtu NATO-s të zbatojë zonën e ndalim-flututimit mbi Ukrainë për të ‘shëptuar fëmijët tanë’.

''Okupatarët rusë po vrasin fëmijë ukrainas. Me vetëdije dhe cinizëm. Të paktën 38 fëmijë kanë vdekur tashmë në Ukrainë. Kur njerëzit në Rusi thonë se trupat e tyre nuk po dëmtojë popullatën civile, tregojuni atyre këto foto’ shkruan Ola Zelenskyy në statusin e saj.

Tre anëtarë të së njëjtës familje ishin në mesin e të vrarëve në sulmin e forcave të Vladimir Putin në Irpin, një qytet 12 milje larg Kievit.

Në ditën e 11-të të konfliktit, burra, gra dhe fëmijë u sulmuan nga forcat ruse dhe lagjet e tyre u kthyen në gërmadha.

Në të gjithë Ukrainën, armëpushimet e ndërmjetësuara nga Kryqi i Kuq u shkelën dhe korridoret humanitare u mbyllën. 

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar tha se Rusia po synonte 'zonat e populluara' për të thyer rezistencën e popullit ukrainas.