Papa Françesku: Në Ukrainë po rrjedhin lumenj gjaku

'Selia e Shenjtë është e gatshme të bëjë gjithçka për paqen’ është shprehur Papa Françesku sot në fjalimin e tij javor para turmave të mbledhura në Sheshin e Shën Pjetrit, duke drejtuar dhe një thirrje të përzemert që ‘sulmet e armatosura të pushojnë dhe negociatat të mbizotërojnë në Ukrainë'.

"Të mbizotërojë arsyeja e shëndoshë dhe të respektohet ligji ndërkombëtar.Ky nuk është vetëm një operacion ushtarak, por një luftë që po çon në vdekje, shkatërrim dhe mjerim. Në atë vend po rrjedhin lumenj gjaku dhe loti.Ju lus që të ktheheni për të respektuar ligjin ndërkombëtar dhe për të siguruar korridoret humanitare”. është shprehur Papa Franccesku gjatë fjalës së tij.