VIDEO/ Ruslana, më shumë se kurrë luftëtare për Ukrainën

Ruslana, këngëtarja e famshme ukrainase, artistja fituese e çmimit botëror të muzikës dhe konkursit të këngës në Eurovizion, është bërë një nga zërat e fuqishëm të vendit të saj në këto ditë pushtimi.

Në profilet e saj në rrjetet sociale, Ruslana publikon pa pushim të gjitha zhvillimet e fundit në vend për të sensibilizuar sa më shumë opinionin mbarëbotëror krahas mesazheve të patriotizmit dhe ngritjes së moralit të popullit.

Në një video, Ruslana ka publikuar Himnin e Ukrainës, kënduar prej saj në gjuhë të ndryshme të botës.

Thirrja më e veçantë e Ruslanës i është drejtuar profesionistëve të IT dhe përdoruesve të rrjeteve sociale, që të kontribuojnë për lirinë e Ukrainës. 

"Hej, Ushtria e IT! - Forcat e Internetit të Ukrainës janë një gjë e re me ndikim, ku të gjithë mund të kontribuojnë edhe duke mos pasur profesion IT, - shkruan artistja. -

Përdoruesit e rrjeteve sociale mund të ndjekin udhëzime të thjeshta për të informuar rusët mbi situatën e vërtetë dhe për të kontribuar me peticione për të mbrojtur Ukrainën.

Thirrini të gjithë të bashkohen!"

Ukraina në Facebook: Інтернет Війська України   
Instagram: instagram.com/ukrainian.internet.army  
Telegram: t.me/ivukr