Nuk do ta besoni sesi propaganda ruse iu shpjegon fëmijëve konfliktin e tyre me Ukrainën

Një film vizatimor i shkurtër pro Kremlinit përshkruan propagandën ruse dhe tregon arsyen pse Vladimir Putin pushtoi Ukrainën. 

Videoja treminutëshe tregon fëmijët të veshur me bluza që përfaqësojnë Ukrainën, Gjermaninë , Rusinë dhe SHBA-në përpara se të vazhdojnë të shpjegojnë Luftën në Donbas.

Kjo video fillon me 'miqtë' e pandashëm Ukraina dhe Rusia që luajnë së bashku në një kuti rëre dhe u ulën pranë njëri-tjetrit në shkollë përpara se Ukraina të largohej dhe të bashkohet me Shtetet e Bashkuara te Amerikës

Karikatura e medias shtetërore tregon më pas se arsyeja e prishjes me s Ukrainës dhe Rusisë  ishte republika popullore e Donetskut dhe e Luhanskut të cilët u bënë shtete të vetshpallura seperatiste më 7 prill 2014.

Propaganda pro-Kremlinit thotë:

"Ukraina filloi të shtypte popullsinë ruse, kështu që këto dy rajone donin të ndaheshin dhe të bëheshin pjesë e Rusisë - por Ukraina nuk u pajtua dhe filloi të hynte në luftë me ato territore".

Videoja, e cila që atëherë është bërë virale në mediat sociale,titullohet 'Si t'i shpjegojmë një fëmije se çfarë është lufta në Donbas dhe pse Rusia dhe Ukraina u grindën?'