SHBA dhe Polonia po shqyrtojnë mundësinë për t'i ofruar Ukrainës avionë luftarakë të epokës sovjetike

SHBA po zhvillon bisedime me Poloninë për furnizimin e Ukrainës em avionë luftarakë, raportoi Wall Street Journal, duke cituar zyrtarë amerikanë.

Zyrtarët amerikanë thanë se SHBA mund të sigurojë një numër F-16 për Poloninë, ndërsa Varshava mund të furnizojë Kievin me avionë luftarakë të epokës sovjetike.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka thënë anëtarëve të Kongresit amerikan në një video-telefonatë se Kievit i duhen urgjentisht avionë luftarakë.

Detajet se si do të dorëzohen avionët në Ukrainë janë ende duke u studiuar dhe zyrtarët thanë se Kongresi është gati të miratojë marrëveshjen sapo të arrihet, shkruan Al Jazeera.