VIDEO/ 150 fëmijë jetimë evakuohen nga qyteti Kharkiv nën bombardim

150 fëmijë nga jetimoret e qytetit Kharkiv në Ukrainë janë evakuar në mes të acarit, me ndihmën e marinsave të Forcave të Armatosura të Ukrainës, që po mbrojnë tokën ukrainase. Së bashku me Policinë Kombëtare të Ukrainës, 150 fëmijë u dërguan në një zonë më të sigurtë, por të paspecifikuar.

Për Kharkivin, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës që ndodhet në verilindje të vendit, pushtimi rus ka goditur civilë në shtëpitë e tyre, pasi raketa dhe artileri kanë rënë mbi supermarkete, shkolla, spitale, blloqe apartamentesh. dhe kishat.