Kulisat/ Si po luftohet në prapaskenë për të arritur paqen në Ukrainë

Nga Inga Fresner, BILD

Lufta në Ukrainë është ndezur prej 11 ditësh- mijëra njerëz kanë vdekur nga të dy palët. Dhe çdo ditë, shpresa po shuhet...

Pavarësisht kësaj, lufta e ethshme për paqen vazhdon në prapaskenë. Megjithatë, për momentin nuk është më çështje e parë për të gjetur një zgjidhje reale. Detyra kryesore të paktën për momentin është një ndërprerje e luftimeve- ndoshta një armëpushim.

Dhe çdo ditë ka rëndësi!

Të shtunën në mëngjes, kryeministri izraelit Naftali Bennett udhëtoi për në Moskë- fshehurazi. Mediat izraelite e morën vesh vetëm në mbrëmje dhe folën për një ‘udhëtim sekret’. Pastaj Bennett u ndal te kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe e informoi për takimin.

Zyrtarisht thuhet: Mbetemi në dialog për konfliktin. Asgjë më shumë nuk ka dalë.

Të enjten, presidenti francez Emmanuel Macron i telefonoi Putinit. Rezultati i vetëm ishte se u kuptua se udhëheqësi i Kremlinit është ‘shumë i vendosur’ për të ‘kontrolluar të gjithë vendin’.

Çfarë po ndodh në prapaskenë?

Qeveria federale po përpiqet që të ndikojë në prapaskenë te anëtarët e rëndësishëm të regjimit të Putinit, tha dr. Stefanie Babst, ish- këshilltare për strategjinë e NATO-s dhe eksperte në Komitetin e Punëve të Jashtme.

Ka pa dyshim shpresa të mëdha për qeverinë në Pekin. Kina aktualisht ka lidhjen më të mirë me Moskën. Sipas Babst, qëllimi është që të përdoret Kina si këshilltare për konfliktin.

Pekini ka interesat e tij për t’i dhënë fund luftës. Kjo sepse sanksionet kundër Rusisë po e ndikojnë ekonominë globale. Pekini ka frikë se sanksionet kundër Rusisë mund të kenë ndikim në ekonominë e Kinës.

SEPSE: Rritja ekonomike e Kinës është e lidhur pazgjidhshmërisht me zhvillimin e ekonomisë botërore. Lidhjet ekonomike të Pekinit shtrihen në të gjitha anët e botës, veçanërisht në Perëndimi. Anashkalimi i Rusisë në një rend botëror të sapoformuar kërcënon ambiciet afatgjata të Kinës.

Edhe qeveria amerikane është e përfshirë. Në veçanti Kievi po mbështet qeverinë e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky në negociatat me Rusinë.

Presidenti i SHBA, Joe Biden telefonoi Kievin të shtunën në mbrëmje. Të dy biseduan me njëri-tjetrin për rreth gjysmë ore.

Koha po mbaron!

Gjëja më e rëndësishme për momentin është që të dy palët në konflikt të bien dakord për një armëpushim.

Sepse me çdo ditë të re lufte, frontet ngurtësohen. “Nëse nuk arrijmë të vendosim një armëpushim, atëherë një përshkallëzim i konfliktit- edhe politikisht- është i pashmangshëm”, tha strategia e NATO-s.

Dialogu është shumë i vështirë për momentin. Sipas Babst, opsionet për veprim janë shumë të kufizuara. Kjo sepse në terma afatmesme, “fati i Ukrainës është shumë i lidhur me mbijetesë e saj politike”.

Së fundmi, kryeministri britanik, Boris Johnson ka një ide se si mund të përfshihet në negociata. Ai ka prezantuar një plan me gjashtë pika për të trajtuar konfliktin. Pika qendrore: presion maksimal ekonomik ndaj qeverisë në Moskë.