Kryeministri izraelit Bennett pas takimit me Putinin: Ne duam të inkurajojmë dialogun

Kryeministri izraelit Naftali Bennett tha në një takim të qeverisë në Jerusalem se ai kishte fluturuar në Moskë dhe më pas në Berlin "për të inkurajuar dialogun midis palëve". 

Ai është shprehur:

"Natyrisht që kam marrë miratimin dhe inkurajimin e të gjithë protagonistëve. Edhe nëse shanset nuk janë të mëdha, sa herë që ka një hapje të vogël, detyrimi ynë moral është të bëjmë çdo përpjekje. Për sa kohë që qiri është ndezur, ne duhet të përpiqemi."