Ish-këshilltari i Putinit tregon mënyrën e vetme për të ndalur presidentin rus

Teksa hyjmë në ditën e 11-të të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, raundi i tretë i negociatave mes këtyre dy vendeve do të zhvillohen nesër.

Ndërsa të gjithë janë të shqetësuar se si do të përparojë lufta mes dy vendeve, ekonomisti rus, ish-këshilltari i presidentit rus Vladimir Putin, Andrei Illarionov, shpjegon mënyrën e vetme për të ndalur presidentin rus.

"E vetmja mënyrë për të ndaluar Putinin është t'i rezistosh atij. Ukrainasit po rezistojnë heroikisht tani dhe ata duhet të vazhdojnë ta bëjnë këtë," tha Andrei Illarionov.

Illarionov deklaroi se komentet për humbjen e Putinit janë të gabuara.

 "Putini është dikush që bën llogaritë dhe përqendrohet në objektivin e tij. Ai nuk e ka humbur mendjen, liderët evropianë e kanë gabim për këtë." është shprehur Illarionov.