Ministri i Jashtëm i Ukrainës: Rusët, sërish sulme në centralin bërthamor

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha se trupat ruse “po qëllojnë nga të gjitha anët” në uzinën bërthamore të Zaporizhja, centrali më i madh në Evropë.

“Rusët duhet të ndërpresin menjëherë zjarrin, të lejojnë zjarrfikësit që të krijojnë një zonë sigurie”, ka shkruar ai në Twitter.

Kujtojmë se vetëm dy ditë më parë një predhë e lëshuar nga forcat ruse sulmoi centralin bërthamor, por që fatmirësisht nuk preku reaktorët dhe nuk shkaktoi rritje të rrezatimit.