Pas takimit të kryeminstrit izraelit me Putin, Biden bisedë telefonike me Volodymyr Zelenskyn

Joe Biden ka pasur një bisedë me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelenskyn gjatë orëve të fundit.

 Kjo telefonatë mes presidentëve të dy vendeve vjen pas vizitës së kryeministrit izraelit Naftali Bennett në Moskë për të takuar presidentin rus Vladimir Putin.

“Si pjesë e dialogut të vazhdueshëm, pata një tjetër bisedë me presidentin amerikan. Axhenta përfshinte çështjet e sigurisë, ndihmën financiare për Ukrainën dhe saksionet ndaj Rusisë’ shkroi presidenti ukrainas në llogarinë e tij në Twitter.