‘Duan ti kthejnë në skllave seksi’/ Gratë ukrainase që ikin nga lufta, në shënjestrën e bandave kriminale

Bandat kriminale po përfitojnë nga vala e refugjatëve që ikin nga lufta brutale që po zhvillohet në Ukrainë dhe i synojnë ata për shfrytëzuar si skllave seksi dhe jo vetëm .

Më shumë se një milion njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, janë larguar nga vendi që nga pushtimi i javës së kaluar nga despoti rus Vladimir Putin.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian dhe Kombet e Bashkuara kanë frikë se deri në shtatë milionë njerëz mund të kalojnë në vendet fqinje si Polonia, Moldavia, Rumania, Sllovakia dhe Hungaria, të cilat sipas aktivistëve do të krijojnë një 'rritje shqetësuese në trafikimin e qenieve njerëzore'.

Dyshohet se disa nga ata që ikin nga lufta në Ukrainë do të përfundojnë si punonjëse seksi, do përfshihen në aktivitete kriminale, skllavëri shtëpiake ose punë të detyruar, ku shumë prej tyre mund të përfundojnë në Britaninë e Madhe./ Dailymail/