Sulme në Kharkiv, 4 ushtarë të vdekur/ Zelensky: Rusët po shkojnë drejt një centrali të tretë bërthamor

Qyteti Kharkiv në Ukrainë është sulmuar sërish nga forcat ajrore ruse. Sipas raportimeve është sulmuar një bazë ushtarake dhe për pasojë kanë vdekur katër ushtarë ukrainas.

Presidenti Zelensky thotë se pasi pushtuan termocentralet e Çernobilit dhe Zaporizhzhisë, rusët drejtohen për te një termocentral i tretë bërthamor ukrainas.

Termocentrali i Ukrainës jugore ndodhet 120 kilometra në veri të Mikolayv, një qytet aktualisht nën rrethim.

Prej 10 ditësh Rusia po sulmon Ukrainën ndërsa Presidenti rus Vladimir Putin duket se s’ka ndërmend të ndalet.

Palët kanë rënë dakord që të hënën e 7 marsit të ulen sërish në tryezë për raundin e tretë të bisedimeve.