Bombardimet e Putin në Ukrainë vrasin foshnjen 18 muajshe, prindërit qajnë mbi trupin e vogëlushit

Sulmet ajrore të Vladimir Putin ndaj Ukrainës nuk po kursejnë as fëmijët. 

Ushtria ruse vijon agresionin ushtarak ndaj fqinjit jugor, në përpjekje për ta pushtuar. 

Pamjet e fundit që vijnë nga Ukraina janë tronditëse dhe zemërthyese. 

Në pamjet e sjella nga “The Sun” duken dy prindër të dëshpëruar që qëndrojnë mbi trupin e pajetë të djalit të tyre.

Mamaja Marina Yatsko dhe babai Fedor qëndrojnë mbi trupin e pajetë të djalit të tyre 18 muajsh në një repart spitalor në qytetin e rrethuar të Mariupol të premten.

Forcat e Vladimir Putin të shtunën shkelën një armëpushim në qytet, vetëm disa orë pasi ranë dakord për të lejuar civilët të arratiseshin. Sipas një misioni monitorues të OKB-së të shtunën, 351 civilë janë konfirmuar se kanë vdekur në Ukrainë që kur trupat ruse pushtuan më 24 shkurt dhe 707 të tjerë u plagosën.

Ata thanë se shumica e vdekjeve u shkaktuan nga bombardimet e forta dhe artilerie të zonave me popullsi të dendur civile dhe kanë frikë se numri i vërtetë mund të jetë “dukshëm më i lartë”.