Ky qen në Kiev kaloi pesë ditë vetëm në ballkon ndërsa rreth tij binin granata

Shumë ukrainas u shpërngulën ose u larguan në vende të tjera për shkak të luftës në vendin e tyre, shumica prej tyre nuk arritën të shpëtojnë as gjërat elementare nga shtëpitë e tyre.

Edhe pse shumë u kujdesën për kafshët shtëpiake dhe i morën me vete, disa i lanë edhe kafshët e tyre.

Një qenush kaloi pesë ditë në një ballkon në Kiev ndërsa rreth tij binin granata.

"Kam shpëtuar qenushin. Ai ishte mbyllur në ballkon nga e enjtja deri të hënën pa ushqim dhe ujë, ndërsa rusët granatuan Kievin. Nuk di asgjë për të, pronari u arratis pa lënë asnjë informacion. Këlyshi tani është në Ballkonin tim, i cili është i gjerë dhe i ngrohtë, e mbulova me batanije, madje arrita ta laja sepse kishte erë të tmerrshme”, ka shkruar vajza që e ka gjetur në Reddit.

E nxora ate per here te pare sot dhe kuptova se nuk ishte kurre atje. Ai ishte shume i hutuar, por e kuptoi se cfare te bente kur i thashe te ishte afer meje. Problemi eshte qe nuk me le vetem per një sekondë. Ai donte të kafshonte”, shtoi vajza që i vuri këlyshit emrin Balto.