Dita e 10 e pushtimit rus në Ukrainë, bilanc tragjike vdekjesh e plagosjesh

Numri i civilëve të vrarë në Ukrainë që nga pushtimi rus i cili ka nisur 10 ditë më parë ka arritur në të paktën 351, ndërsa 707 të tjerë  janë plagosur, njoftoi monitoruesi i OKB-së në një deklaratë të raportuar nga Reuters.

Shumica e viktimave civile u shkaktuan nga armë shpërthyese me një zonë të gjerë ndikimi, duke përfshirë granatimet nga artileria e rëndë, sistemet e raketave dhe nga sulmet me raketa dhe ajrore.

Vëzhguesit nga Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) tha se dyshohet se shifrat reale mund të jenë edhe më të larta.

“OHCHR beson se shifrat reale janë më të larta, veçanërisht në territorin e kontrolluar nga qeveria dhe veçanërisht në ditët e fundit, pasi marrja e informacionit nga disa vende ku kanë ndodhur armiqësitë intensive u vonua dhe shumë raporte ishin ende në pritje të vërtetimit”.

Gjithashtu qindra viktima civile dyshohet se janë raportuar në qytetin Volnovakha, i cili kishte tentuar të hapte një korridor të sigurt evakuimi, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar lidhur me këtë rast, shkruajnë mediat e huaja.