Kreu tradhti të lartë, kush është negociatori i vrarë nga shërbimi sekret ukrainas

Media ukrainase bënë me dije se Shërbimi i Sigurisë të Ukrainës ka ekzekutuar një nga anëtarët e delegacionit që negociojë me Rusinë.

 Denis Kireev, anëtarë i delegacionit ukrainas në bisedimet e para që u mbajtën në Gomel, u vra nën akuzën për tradhti të lartë.

Lajmi, i cili ende nuk ka marrë konfirmim zyrtar, është bërë i ditur edhe nga agjencia shtetërore ukrainase UNIAN. 

 Ukrainasit 007 dyshohet se mblodhën prova të shumta të tradhtisë të tij, duke përfshirë disa biseda telefonike.

 Denis Kireev, ishte një bankier me shumë përvojë. 

Nga viti 2006 deri në 2008, Kireev punoi në SCM Finance, ku mbajti postin e Zëvendës Drejtuesit të Përgjithshëm. 

Më pas ai punoi për kompaninë austriake GROUP SLAV AG Klyuyev. 

Nga viti 2006 deri në vitin 2012 ai ishte gjithashtu anëtar i Bordit Mbikëqyrës të Ukreximbank.

 Nga viti 2010 deri në 2014, në pjesën Klyuyev, ai mbajti pozicionin e Zëvendës Kryetarit të Parë të Bordit të Oschadbank.tgcom