Ministri i jashtëm rus akuzon presidentin ukrainas: Dëshiron një luftë mes NATO-s dhe Rusisë

“Zelenskyt i vjen keq që NATO nuk ndërhyn, do të thotë se nuk dëshiron ta zgjidhë konfliktin me diplomaci. Ai përpiqet të provokojë konfliktin kundër Rusisë me pjesëmarrjen e NATO-s. Ai ka një furi militariste’ është shprehur ministri i jashtëm rus Sergey Lavrov duke shtuar:

''Duket se Ukraina po shpik gjithmonë arsye për të përditësuar kushtet sipas të cilave do të zhvillojë negociatat me Rusinë''.

Presidenti i Ukrainës në orët e para të mëngjesit në fjalimin e tij tha:

''Ne besojmë se vetë vendet e NATO-s kanë krijuar një narrativë se mbyllja e qiellit mbi Ukrainën, do të provokonte agresionin e drejtpërdrejtë të Rusisë kundër NATO-s'.