E dedikuar për të gjitha femrat…

8 Marsi është një ditë reflektimi, kujdesi dhe vlerësimi për çdo grua në jetën tonë. Nënat, bashkëshortet, vajzat, motrat, gjyshet, shoqet, koleget… secila prej tyre me një vend të veçantë në jetën tonë, të pazëvendësueshëm nga askush tjetër. Për gjithë dashurinë që falin, kujdesin që japin, apo thjesht pse janë pranë nesh gjatë gjithë kohës, ne sot themi "Faleminderit".
 
Ndërsa ne përpiqemi t'u tregojmë femrave respektin për të cilin kanë nevojë, mbështetjen për t'u rritur dhe vlerësimin që ato meritojnë, JUMBO qëndron krah për krah me punonjëset femra. Shumica e punonjësve në JUMBO janë femra, sepse ne kujdesemi për karrierën dhe dëshirën e tyre për të qenë më të suksesshme. Ne mbështesim zhvillimin e tyre, duke krijuar pozicione të reja pune dhe shanse për t'u rritur brenda kompanisë. Dhe jo vetëm…
 
JUMBO i ka shërbyer femrave gjatë gjithë këtyre viteve me produkte të veçanta sipas nevojave dhe pëlqimeve të tyre. Por sidomos në datën 8 Mars duam ta zhvendosim fokusin vetëm tek ato. Për këtë arsye, JUMBO ka krijuar një ditë plot surpriza për çdo femër që viziton dyqanet JUMBO. Një promocion i veçantë, i cili do të jetë aktiv gjatë gjithë ditës më 8 Mars, do t'i ofrojë çdo kliente femër, dhurata për çdo blerje mbi 2.000 lekë. Gjithashtu, një surprizë e veçantë i pret në dyqanet JUMBO gjatë ditës.
 
Festës së 8 Marsit në JUMBO mund t'i bashkohen jo vetëm femrat, por të gjithë, ku mund të gjeni dhuratën e duhur për çdo femër të dashur në jetën tuaj, duke zgjedhur nga gama e gjerë e produkteve të krijuara posaçërisht për to dhe nevojat e tyre. E keni menduar se ku ajo është më e lumtur? Kur shtron tryezën me pjatat e këndshme, duke shërbyer ushqimin e sapogatuar? Apo kur këndon nëpër shtëpi, duke vendosur fotot në korniza, duke ndezur qirinj, duke mbjellë lule dhe duke shtuar elementë të rinj dekorativ? Apo kur ulet, përballë pasqyrës, duke parë lëkurën, flokët, fytyrën teksa aplikon me delikatesë produktet kozmetike? Cilado qoftë pamja juaj e preferuar e saj, në JUMBO, mund të gjeni dhuratën e duhur, për ta bërë atë të lumtur.
 
JUMBO ju mirëpret të gjithëve në datën 8 Mars, për të vlerësuar femrat në jetën tonë dhe për t'i thënë një "Faleminderit" të veçantë të gjithave.