'Vota jonë më 6 mars, votë dinjiteti, identiteti, për të drejtën tonë'

Nga Bujar Nishani.

Vota jonë më 6 mars është më së shumti votë dinjiteti, votë identiteti, votë për të drejtën tonë. Kemi rastin më të mirë të konfirmojmë se:

Dinjitetin tonë nuk mund ta perdhosi një njeri që qeveris vendin prej 9 vitesh me hajni, me manipulime, me trafiqe, me mashtrime, qeveris me një pakicë pa qenë kurrë shumicë reale;

Identitetin tonë nuk mund ta keqpërdorë një i paaftë dhe pa asnjë kontribut ndër vite për Partinë Demokratike që u mor peng nga pushteti për shkak të aferave të turpshme e ordinere korruptive, një njeri që futi për herë të parë në historinë politike të pas diktaturës në Shqipëri, konceptin e “opozitës gjobvënëse e të korruptuar”;

Të drejtën si qytetarë normal dhe si shumicë në partinë tonë, te drejtën për të ushtruar lirshëm standartet demokratike.Të ringremë PD për të shpëtuar Shqipërinë!