Sanksionet/ Sekuestrohet mega- jahti i mikut të hershëm të Putinit në portin e Sanremos

Itali/ Guardia di Finanza ka sekuestrua mega-jahtin  'Lena' në portin e Sanremos, një varkë 52 metra e gjatë me një vlerë prej 50 milionë dollarë, në pronësi të manjatit rus të energjisë dhe infrastrukturës Genadi Timchenko, mik i hershëm i presidentit rus Vladimir Putinit dhe pronar i Volga Group dhe partner i Novatek.

Dispozita është nxjerrë nga Komiteti i Sigurisë Financiare nw lidhje me saksinonet e vendosura ndaj oligarkëve rus pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Akti i sekuestrimit iu dorëzua kapitenit të mega jahtit.