Pushtimi i Ukrainës/ BE pezullon Rusinë dhe Bjellorusinë nga Këshilli i Shteteve të Detit Baltik

Bashkimi Evropian ka njoftuar se i është bashkuar anëtarëve të Këshillit të Shteteve të Detit Baltik (CBSS) në pezullimin e Rusisë dhe Bjellorusisë nga aktivitetet e Këshillit.

“Ky vendim është pjesë e përgjigjes së BE-së dhe vendeve të tjera me pikëpamje të ngjashme ndaj pushtimit rus të Ukrainës dhe përfshirjes së Bjellorusisë në këtë ofensivë të paprovokuar dhe të pajustifikuar”, tha sot BE.

“BE pajtohet me anëtarët e tjerë të CBSS (Danimarka, Estonia, Finlanda, Gjermania, Islanda, Letonia, Lituania, Norvegjia, Polonia dhe Suedia) që pezullimi i Rusisë dhe Bjellorusisë do të mbetet në fuqi derisa të jetë e mundur rifillimi i bashkëpunimit, bazuar në respektimin e parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare”, shtoi ai.