Pronari grek pranon krimin dhe rrëfen pse e vrau familjen shqiptare me 2 fëmijë

61 vjeçari grek pronari i shtëpisë ku familja shqiptare banonte në Andravida, është rrëfyer.

Ai u transportua sipas medias greke patrisnews.gr  mëngjesin e sotëm nga Patras në Pirgos dhe u dërgua në Komisariatin e Policisë Ilia, ku gjatë hetimeve paraprake ka rrëfyer se ka vrarë Armando dhe Maria Klotis si dhe dy fëmijët e tyre një dhe dy vjeç.

Sipas medieve helene autori është shprehur se i ka vrarë pas viktimat nuk i kishin paguar qiranë.

Mirëpo informacionet thonë se 61 vjeçari ka dashur t’i dëbojë ata pa skaduar afati i qirasë.

Gjurmët e 61 vjeçarit kishin humbur që prej mbasdites së mërkurës kur u zbulua tragjedia.

Pas një aksioni të koordinuar të policisë, i kërkuari është arrestuar në Patra .