VIDEO - Luftë e vertetë/ U zihet pritë nga forcat ruse, rrëfimi prekës i gazetarit të Sky News, mes plumbave

Prej10 ditësh Ukraina ndodhet nën tensionin e sulmeve nga Rusia. Së fundmi është publikuar një video që tregon momentin kur ekipit të Sky News iu zu në pritë nga një skuadër zbulimi diversante ruse në fillim të kësaj jave ku për pak sa nuk arriti të dilte i gjallë.

Ngjarja ka ndodhur vetëm 30 km nga qendra e Kievit, një vend i qetë në fshat u bë shpejt një fushë beteje pasi makina me të cilën po udhëtonte grupi me pesë persona u bë objektiv i plumbave rusë.4:49

“Më kujtohet se pyesja veten nëse vdekja ime do të ishte e dhimbshme. Dhe më pas u godita në pjesën e poshtme të shpinës,” shkruan korrespondenti Stuart Ramsay.