Zyrtarisht pranverë: Çfarë moti pritet të shtunën dhe të dielën, 5-6 mars 2022

Qëndra me presion të ulët atmosferik e pozicionuar në Mesdhe do të ndikojë në vendin tonë mot të paqëndrueshëm me rreshje shiu dhe bore gjatë fund-javës.

E shtunë, 5 mars 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare në orët e para të ditvs ,pasdite dhe në mbrëmje do të kemi reshje shiu në Jug - perëndim dhe reshje bore në verilindje dhe jug-lindje. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 -5 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të me jenë me rritje të lehta në bregdet.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore        0/7°C
Zona e ulët          1/13°C
Zona bregdetare  6/14°C

Kosova, e shtunë 5 mars 2022

Moti do të jetë me vranësira dhe reshje bore. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje 10 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre -1°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 4 -6°C .

E diel, 6 mars 2022

Moti do të jetë me vranësira të pasuara nga reshje shiu dhe në zonën perëndimore dhe reshje bore intesive në zonat malore . Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të me jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore        1/3°C
Zona e ulët          3/11°C
Zona bregdetare  6/12°C/ Sipas RTSH