Blinken: Ukraina mund ta fitojë luftën e saj me Rusinë 'me kalimin e kohës'

Skeretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken ka thënë për BBC se është i bindur se Ukraina mund ta fitojë luftën e saj me Rusinë.

Blinken u shpreh se nuk mund të hamendësojë sa do zgjasë lufta, por theksoi se disfata e Ukrainës s'ishte e pashmangshme.

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken vlerësoi popullin ukrainas për vendosmërinë që ka treguar.

Ndër të tjera ai tha se pret që "me kalimin e kohës" të bëhet e qartë nga Moska se nuk mund t'ia nënshtrojë Ukrainës popullin.

“Nëse synimi i Moskës është që të rrëzojë qeverinë dhe të instalojë regjimin e saj kukull, 45 milionë ukrainas do ta refuzojnë këtë në një mënyrë ose në tjetrën”, tha ai.

Blinken deklaroi se SHBA dhe aleatët e tjerë mbeten të shqetësuar për përshkallëzimin e konfliktit.

E vetmja gjë më e keqe se një luftë e kufizuar në Ukrainë është ajo që përshkallëzohet edhe më tej dhe shkon përtej saj”.-tha Blinken.