Sekretari i FRPD, Muçollari: Votat për 'Shtëpinë e Lirisë', vota për largimin e Ramës

Sekretari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Grigels Muçollari shprehet se "Shtëpia e Lirisë" është opozita e vërtetë e vendit. 

Logoja e PD, shkruan ai në Facebook, është marrë peng nga Edi Rama dhe Lulzim Basha. 

Muçollari thotë se votat për koalicionin 'Shtëpia e Lirisë' janë vota për shpresë dhe ndryshim për të gjithë shqiptarët që duan largimin e Edi Ramës.  

"Shtëpia e Lirisë është opozita e vërtetë, e shqiptarëve që duan largimin e Ramës dhe jo bashkëqeverisjen me të".

Postimi
SIGLA JONË ËSHTË OPOZITARIZMI
Sigla jonë është marrë peng nga bashkëqeverisja e dy individëve, nga pabesia dhe shitja e dinjitetit për pushtet.
Më 6 mars populli opozitar shqiptar garon në siglën 'Shtëpia e Lirisë', që është shtëpia e çdo shqiptari që nuk pajtohet me largimin e të rinjve, me çmimet e larta, me taksat e larta dhe me kontrollin e bashkive nga mafia e plehrave dhe betonit.
Shtëpia e Lirisë është opozita e vërtetë, e shqiptarëve që duan largimin e Ramës dhe jo bashkëqeverisjen me të.
Të votojmë kandidatët e koalicionit Shtëpia e Lirisë, për të sjellë Shpresë, Ndryshim dhe Fitore në Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë!
Bashkëqeverisja e tyre do të marrë fund dhe Shqipëria do të jetë sërish e lirë, sovrane dhe pluraliste!