Muço: Lufta mund të çojë në abuzim të çmimeve, familjet e varfëra do shtohen

Eksperti i ekonomisë Klodian Muço, i ftuar në emisionin Ekonomi Plus të moderatores Klaudja Karabolli në Syri Tv, komentoi situatën aktuale ekonomikë ne vend, nisur edhe nga lufta në Ukrainë.

Muço theksoi se lufta atje mund të çojë në abuzime me çmimet në vendin tonë, kurse shtoi se familjet e varfëra në Shqipëri mund të shtohen në numër.

“Mund të abuzohet me rritjen e çmimit, impakt mund të ketë tek mielli. Mund të abuzohet shumë, edhe në të ardhmen. Edhe çmimi i naftës është drejt rritjes. Importi i naftës sot në vend është kthyer si monopol. Edhe me naftën mund të abuzohet në çmim. Shumë familje shqiptare jetojnë në vështirësi, familjet në vështirësi e ndjejnë më shumë krizën.

Sipas studimeve, 34 përqind e familjeve shqiptare jetojnë në varfëri, automatikisht shtohen familjet më të varfëra në vend. Urojmë që lufta të mbarojë shumë shpejt, që të kemi sa më shumë turistë nga Rusia e Ukraina, sepse një pjesë e tyre kanë investuar në jug të Shqipërisë, sidomos në Sarandë. Nëse lufta vazhdon, afër 100 mijë turistë janë më pak”, deklaroi Muço.