", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/March/04/auto_wedbf-c1646423209.jpg", "width": 900, "height": 635 } }

‘Sulmet ruse në spitalet ukrainase janë krime lufte'

Sulmet ruse ndaj spitaleve dhe personelit mjekësor ukrainas mund të përbëjnë krime lufte, tha një avokat për të drejtat e njeriut.

Qindra civilë janë vrarë që kur forcat ruse filluan të bombardojnë zonat e populluara anembanë Ukrainës, sipas raporteve të shumta të mediave ndërkombëtare.

Në të paktën një rast sulmi me municione thërrmuese, goditi një spital, duke vrarë katër persona dhe duke plagosur 10.

"Ishin dy fëmijë, të cilët besoj se u vranë dhe gjashtë u plagosën për shkak të forcës shpërthyese të bombës," tha Leonard Rubenstein, drejtor i Programit të Universitetit Johns Hopkins për të Drejtat e Njeriut, Shëndetin dhe Konfliktin.

“Ligji është shumë i thjeshtë dhe i qartë dhe shkon 150 vjet më parë se është e paligjshme të sulmosh një spital, një pacient, personel mjekësor”, tha ai për Fox News.

"Në fakt, ato janë krime lufte."