", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/March/04/auto_hetman-sahaidachny-arthro1646397238.webp", "width": 963, "height": 541 } }

Që të mos binte në duart e Rusisë, Ukraina fundos anijen e saj të marinës

Marina e Ukrainës ka fundosur fregatën Hetman Sahaidachny (U130) që ajo të mos binte në duart të rusëve.

Anija e flotës së Ukrainës ishte në riparim në portin e Mykolaivit kur ministri ukrainas i mbrojtjes Alexei Reznikov dha urdhër që kjo anije të mbytet.

Komandanti i fregatës zbatoi urdhrin e fundosjes.

 Pamjet e postuara në rrjetet sociale tregojnë se anija në port është fundosur përgjysmë duke u anuar anash, ndërsa informacionet tregojnë se ka ndodhur  dhe një shpërthim.

 Pse u vendos të fundoset kjo anije? 

Frigata e klasit Krivak III / Menzhinskiy nuk konsiderohet një kërcënim i rëndësishëm për Rusinë.

 Megjithatë, ishte çështje prestigji që ukrainasit të mos binin në duart e rusëve, pasi ishte flamuri i flotës së tyre. 

Si rrjedhojë, ata do të humbnin një betejë të rëndësishme propagandistike, e cila do të ndikonte pozitivisht edhe në moralin e ushtarëve.

Fregata prej 3500 tonësh u ndërtua në kantierin detar të Kerçit të Krimesë dhe iu bashkua Marinës së Ukrainës në prill 1993.

Kjo anije në vitin 2008 mori pjesë në operacionin "Active Endeavour" në Mesdhe, i cili synonte parandalimin e terroristëve ose transferimin e armëve të shkatërrimit në masë. 

Në vitin 2013, anija mori pjesë në operacionin e NATO-s "Ocean Shield", kundër piraterisë në brigjet e Afrikës.