Rrëmbehet dhe vritet me plumb në zemër ish-deputeti pro-rus në Ukrainë

Kryetari pro-rus i një qyteti ukrainas në republikën e vetëshpallur të Luhanskut raportohet të jetë vrarë pasi u rrëmbye nga shtëpia e tij, raporton “New York post”.

Volodymyr Struk, 57 vjeç, i cili ishte kryebashkiak i Kreminës që nga viti 2020, u godit me armë zjarri me nje plumb në zemër pasi u rrëmbye. Lajmin e ka raportuar agjencia ukrainase e lajmeve UNIAN.

Më 1 mars, bashkeshortja e Struk i tha policisë se ai ishte rrëmbyer nga persona të maskuar.

“Ka një tradhtar më pak në Ukrainë. Kryetari i bashkisë së Kreminës në rajonin e Luhanskut, ish-deputet u gjet i vrarë”, shkruan Anton Gerashchenko, këshilltar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës, në një postim në Telegram.

Gerashchenko pretendoi se Struk ishte një “mbështetës i Republikës Popullore të Luhanskut” pro-rus.

“Ai kishte shumë para, me gjasë që ia kishte dhënë Rusia”, shkroi këshilltari.