Ministri i Jashtëm irlandez: Më shumë banka ruse do të hiqen nga sistemi SWIFT

Ministri i Jashtëm i Irlandës ka deklaruar se raundi tjetër i sanksioneve të Bashkimit Europian do të nxjerrë më shumë banka ruse nga sistemi SWIFT.

Simon Coveney tha për RTE: “Do të ketë më shumë banka ruse të hequra nga sistemi SWIFT”.

“Unë dyshoj se të gjitha anijet me flamur rus do të ndalohen të hyjnë në portet e BE.

Dyshoj gjithashtu se ne do të ndalojmë importet e tjera si çeliku, druri, alumini dhe ndoshta qymyri gjithashtu.”