Zelensky kërkon dënime më të rënda për Rusinë pas sulmit në termocentralin bërthamor

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bën thirrje për sanksione më të ashpra kundër Moskës pas sulmit nga forcat ruse në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia. "

''Është e nevojshme - tha ai në një video-mesazh - një shtrëngim i menjëhershëm i sanksioneve kundër shtetit terrorist bërthamor". 

Zelenksy gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve rusë që të "dalin në rrugë" për të ndaluar sulmet ruse në vendet bërthamore në Ukrainë.

Më herët presidenti ukrainas është shprehur se se sulmi rus në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhya mund të kishte shkaktuar shkatërrim të barabartë me "gjashtë Çernobilë".

Ai tha:

"Njerëz të Ukrainës! Ne i mbijetuam natës që mund të kishte ndaluar rrjedhën e historisë të Ukrainës dhe historisë së Evropës."

Ai tha se Rusia e dinte se çfarë po bënte kur goditi predha direkt në stacion dhe e quajti atë një akt "terrori në një nivel të padëgjuar".

Duke iu drejtuar popullit rus ai thotë:

Zelensky  u shpreh gjithashtu se është në kontakt me liderët botërorë, të cilët tha se ishin "të tronditur" nga zhvillimet rreth uzinës.