", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/March/04/auto_1646380706-h_57522071-768x5121646390142.jpg", "width": 900, "height": 600 } }

VIDEO e dhimbshme/ 'Babi, mos vdis': U kthyen të shpëtonin 3 qentë, ukrainasi ndërron jetë në duart e të birit

Radio Evropa e Lirë ka publikuar një video shqetësuese nga Ukraina, e cila tregon të gjitha tmerret e luftës në këtë vend.

Në video shfaqet Oleh Bulavenko nga qyteti Ivankov në rajonin e Kievit teksa vritet dhe e gjithë skena është filmuar nga djali i tij.

Ata të dy kanë evakuuar një pjesë të familjes së tyre dhe më pas janë kthyer në qytetin e Ivankiva për të shpëtuar tre qentë e tyre. 

Ata arritën t'i merrnin, por kur u larguan nga qyteti, hasën në një autokolonë ruse, kështu që qëndruan mënjanë.

“Ndalo dhe rri mënjanë. A mund të kthehemi?” pyet djali. Kur ata filluan të kthehen prapa, kolona filloi të qëllonte mbi ta.

Babai Oleg u godit dhe djali i tij tha: "Babi, të lutem mos vdis".

Radio Evropa e Lirë thekson se Oleg më vonë vdiq nga plagët e marra. Një qen nga kjo familje arriti t'i mbijetojë sulmit, por nuk pranoi të linte trupin e pronarit  të vrarë.

REL shkruan se ata gjithashtu kontrolluan se nuk kishte forca ukrainase aty pranë, në momentin e sulmit. 

Regjistrimi i sulmit daton më 25 shkurt, pra është regjistruar në ditën e dytë të pushtimit rus.