", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/March/04/auto_701991646375777.jpeg", "width": 900, "height": 599 } }

Zelenski i bie këmbanave për Çernobilin: Evropianë zgjohuni, rusët po qëllojnë centralin bërthamor në Ukrainë!

Presidenti i Ukrainës po kërkon "veprim të menjëhershëm" nga bota mes sulmeve ruse në centralin më të madh bërthamor të Evropës.

“Centrali më e madhe bërthamore në Evropë është në zjarr tani”, tha Volodymyr Zelensky në një video të postuar në Twitter.

Ai akuzoi rusët se qëllimisht qëlluan në gjashtë reaktorët e uzinës Zaporizhzhia duke përdorur tanke të pajisur me imazhe termike.

Duke evokuar "katastrofën globale" në Çernobil në 1986, ai paralajmëroi se pasojat e një shkrirjeje në Zaporizhzhia do të ishin shumë më të këqija.

"Evropianë, zgjohuni ju lutem. Thuajuni politikanëve tuaj se forcat ruse po qëllojnë në centralin bërthamor në Ukrainë," u lut ai.

Zelensky tha se ai kishte qenë në kontakt me liderët nga SHBA, Britania e Madhe, BE, Gjermania dhe Polonia, si dhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, por u bëri thirrje qytetarëve të zakonshëm që të ngrenë alarmin edhe me politikanët e tyre.