Krijohen korridoret e arratisjes/ Tani Putini do gjithë Ukrainën!

Nga Nils Kottmann, BILD

Ukraina dhe Rusia kanë rënë dakord për të ngritur korridoret e arratisjes! Kjo do të bëjë të mundur evakuimin e zonave të luftës dhe dërgimin e civilëve në vende të sigurta.

Lajmi u konfirmua nga krye-negociatori ukrainas, Mykhailo Podolyak pas një takimi mes negociatorët rusë në perëndim të Bjellorusisë.

Të dy palët do të shpallin një armëpushim të përkohshëm sapo të hyjë në fuqi, tha Podolyak, i cili është gjithashtu një nga këshilltarët kryesorë të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Megjithatë, krijimi i korridoreve të arratisjes nuk është shenjë shprese, por një shenjë se Putini tani do të gjithë Ukrainën!

Kjo sepse negociatorët e Putinit hodhën poshtë dy pikat më të rëndësishme të ukrainasve- një ndalim të bombardimeve i pasuar nga një armëpushim.

Pala ukrainase thotë gjithashtu se të gjithë meshkujt nga mosha 18 deri në 60 vjeç do qëndrojnë mbrapa për të mbrojtur qytetet e tyre.

Motivi i supozuar i Rusisë për korridoret e arratisjes: kur të gjithë civilët të largohen nga qytetet, trupat e Putinit mund të nisin sulmin dhe të godasin vetëm ushtarët e mbetur me raketat e tyre.

Edhe sipas presidentit francez, Emmanuel Macron, më e keqja nuk ka ardhur akoma në luftën ruse kundër Ukrainës. Kjo u bë e ditur nga pallati Elysee pas një telefonate të Macron me presidentin rus Vladimir Putin. Siç u tha edhe nga Parisi, qëllimi i qartë i Putinit është të vendosë të gjithë Ukrainën nën kontrollin e tij.

Podolyak tha se Rusia dhe Ukraina do të takohen së shpejti për negociata të mëtejshme. Delegacionet e dy palëve u takuan sot për herë të dytë.

Ndërsa delegacionit po negocionin në Bjellorusi, tirani i Kremlinit, Vladimir Putin nisi një sulm ajror në qytetin verior të Ukrainës, Chernihiv. Më shumë se 30 persona humbën jetën në sulm.

Forcat ruse bombarduan zonat e banuara, shkollat dhe një spital.