Kryemyftiu ukrainas-myslimanëve në Rusi: Pse erdhët të na vrisni?

'Pse erdhët të na vrisni?' - Kjo ishte pyetja që kryemyftiu i Donetskut i drejtoi msylimanëve në Rusi, që janë ushtarë të Putin.

Sheikh Said Ismaiglov shprehet se çdo ditë po vriten njerëz të pafajshëm. Ismaiglov kërkon që sulmet ruse në Ukrainë të ndalen.

Ndër të tjera kryemyftiu i Donetskut i kërkoi të gjithë mylimanëve në botë që të mbështesin Ukrainës për mbijetesë.

Kujtojmë se këtë pasdite ka përfunduar raundi i dytë i bisedimeve Rusi-Ukrainë, por pa rezultat.

Sipas raportimeve, palët kanë rënë dakord për krijimin e korridoreve humanitare dhe një raund të tretë diskutimesh.