Përfundon raundi i dytë i bisedimeve Rusi-Ukrainë, ja për çfarë kanë rënë dakord palët

Përfundon raundi i dytë i bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës, por pa rezultat. Palët kanë rënë dakord për një raund të tretë diskutimesh. Sipas raportimeve, Rusi-Ukrainë kanë gjetur dakordësi vetëm për evakuimin e civilëve të cilët po përballen me pushtimin e forcave ruse.

"Raundi i dytë i bisedimeve përfundoi këtë të enjte por nuk prodhoi asnjë rezultat në favor të Ukrainës. Ka një zgjidhje të përbashkët vetëm për evakuimin e civilëve, krijimin e korridoreve humanitare.”-tha një negociator ukrainas.

Kievi thotë se bisedimet "nuk kanë arritur rezultatet e pritura". Moska në vend të kësaj flet për "progres të konsiderueshëm."

Një anëtar i delegacionit rus, Leonid Slutsky, tha se të dyja palët kanë rënë dakord për raundin e tretë të bisedimeve, i cili do të ndodhë në "të ardhmen më të afërt".

Më shumë se 1 milionë ukrainas janë larguar nga vendi ndërsa kriza humanitare po përkeqësohet.