Hipokrizia e Putinit/ Diktatori rus: Ukrainasit janë gangsterë

Vladimir Putin deklaroi sot se ukrainasit janë gangsterë ekstremë.

Sipas presidentit rus, ushtria e tyre po përdor civilët si ‘mburoja njerëzore’.

Në fjalimin e mbajtur, Putini tha se ushtarët e tij janë heronj që po luftojnë për të shpëtuar jetë të pafajshme.

Ai shtoi se pushtimi po shkon ekzakt sipas planeve.

Gazeta britanike Daily Mail e quan këtë fjalim një hipokrizi të pabesueshme.

Gazeta shkruan se Putini mohoi se trupat e tij po shënjestrojnë qëllimisht civilët- pavarësisht se të dhënat tregojnë të kundërtën.

Duke iu referuar pushtimit si ‘operacion specia;’, Putini megjithatë pranoi se ka pësuar disa humbje, përfshi një komandant të lartë- por tha se ai hodhi veten në erë duke vrarë disa ushtarë ukrainas.

Gazeta shkruan se ky fjalim i Putinit, i parë prej disa ditësh, tregon edhe njëherë se lufta është larg mbarimit.