‘Putin ka planifikuar pushkatime publike’/ Paralajmërimi i Bloomberg vjen pas pushtimit të Ukrainës nga rusët

Presidenti rus Putin ka planifikuar pushkatime publike të ukrainasve pas pushtimit të qyteteve.

Media amerikane Bloomberg citon një zyrtar të inteligjencës evropiane të ketë thënë se Moska ka hartuar strategji për të thyer moralin në mënyrë që të dekurajojë ukrainasit që të luftojnë pasi qytetet bien nën kontrollin e Kremlinit”.

Zyrtari i inteligjencës evropiane tha se Moska planifikon të shtypë protesta, të arrestojë kundërshtarët politikë dhe të kryejë potencialisht ekzekutime publike, shkruan agjencia e lajmeve.