Ukraina kalon ligjin: Burg përjetë kush tradhton dhe plaçkit vendin

Këshilli Suprem i Ukrainës ka miratuar sot ligjin që dënon me burgim të përjetshëm këdo që plaçkit, saboton apo tradhton vendin, përballë agresorit rus.

Gjithashtu, po ky Këshill ka miratuar ligjin që shtetëzon pronat e Federatës Ruse, si dhe i ka dhënë dritën jeshile dekretit të presidentit Zelinsky për  mobilizimin e përgjithshëm.

“⚡️Rada e Verkhovna (Këshilli Suprem i Ukrainës) prezantoi sot një dënim të përjetshëm për plaçkitje, sabotim dhe tradhti, si dhe miratoi shtetëzimin e pronës së Federatës Ruse dhe ra dakord për dekretin e Zelenskit për mobilizimin. Janë miratuar gjithsej 15 ligje dhe rregullore”, bëhet e ditur nga Këshilli Suprem i Ukrainës përmes një mesazhi në Telegram.