Zelensky kërkesë NATO-s: Nëse s'keni fuqi të mbyllni qiejt na dërgoni avionë luftarakë

Prej tetë ditësh Rusia po sulmon Ukrainën. Presidenti Volodymyr Zelensky i ka kërkuar NATO-s që t'i dërgojnë avionë luftarakë.

"Nëse s'keni fuqi të mbyllni qiejt, më dërgo avionë."-tha Zelensky.

Ndër të tjera Zelensky thotë se nëse ata s'do ekzistojnë më, Letonia, Lituania, Estonia do jenë të radhës.

"Nëse nuk jemi më, zoti e ndaltë, Letonia, Lituania, Estonia do të jenë të radhës."-tha Zelensky.

Këto vende janë pjesë e aleancës mbrojtëse të NATO-s që do të thotë se nëse Rusia do të pushtonte një të tillë, do të ishte në luftë me të gjithë anëtarët.