Nga fatkeqësia në fatkeqësi: Aksidentohet në Poloni autobusi me refugjatë nga Ukraina

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Poloni mëngjesin e së enjtes, kur një autobus i mbushur me refugjatë nga Ukraina është përmbysur.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën nacionale numër 17, seksioni Lublin-Krasnistav në qytetin Kolonija Sidliski.

Pesë fëmijë dhe një i rritur janë shtruar në spital, njofton policia. Sipas informacioneve të para, fëmijët janë jashtë rrezikut për jetën.

Gratë dhe fëmijët nga Ukraina udhëtuan nga pikëkalimi kufitar Hrebena në Varshavë.

Autobusi po shkonte në drejtim të Varshavës dhe më pas u ul nga rruga në një kanal dhe u përmbys”, tha policia.

Në autobus ishin 73 persona, duke përfshirë dy shoferë, raporton Polsat News.

"Shoferi (47) nuk ishte nën ndikimin e alkoolit," tha zëdhënësja Elvira Domaradzka nga selia e policisë së qarkut në Svidnik.

Ajo shtoi se nga gjetjet paraprake të policisë rezulton egziston mundësia që shoferin ta ketë marrë gjumi.

“Kam qenë në vendin e aksidentit, shërbimet kanë intervenuar menjëherë, operacioni i shpëtimit është kryer në mënyrë efikase dhe dinamike. Shumë shpejt në vendngjarje kanë dalë njësitet e zjarrfikëses dhe policisë”, tha ajo.

Ajo shtoi se oficerët ndihmuan gratë dhe fëmijët të zbrisnin nga autobusi.