Britania e Madhe vazhdon të forcojë arkat e Putinit pavarësisht sanksioneve

Britania e Madhe vazhdon të forcojë arkat e Kremilinit me 2 miliardë paund në vit nga importimi i gazit rus.

Nafta e papërpunuar Brent sot arriti në 119 dollarë për fuçi dhe pritet të rritet më shumë për shkak të luftës në Ukrainë.

Pavarësisht ndalimit të anijeve në pronësi të shtetasve rus për shkak të sanksioneve të vendosura nga kryeministri britanik Boris Johson, dy anije që transportojnë gaz rus do të mbërrijnë këtë fundjavë në Isle of Grain në Kent shkruan Dailymail.

Importet në Britaninë e Madhe të gazit rus janë dyfishuar që nga viti 2018.

Rreth 33 dërgesa nga Rusia mbërrijnë në Britaninë e Madhe në vit, kryesisht nga gadishulli Yamal në Rrethin Arktik. 

Deputeti laburist Darren Jones, kryetar i komitetit të përzgjedhjes së biznesit dhe energjisë në Commons, tha për The Times:

' Ministrat duhet urgjentisht të hartojnë një plan ndaj energjisë ruse dhe më pas të përcaktojnë se çfarë veprimesh do të ndërmerren për ta ulur importimin e gazit rus në zero. Ne duhet ta bëjmë këtë në partneritet me aleatët evropianë dhe të bashkëpunojmë për një paketë të elasticitetit në mbarë Evropën që ndërpret varësinë energjetike ruse sa më shpejt të jetë e mundur'.

Rritja e kostos së blerjes së naftës dhe gazit është një lajm i mirë për Putinin, pasi u zbulua se Perëndimi ende po i paguan Rusisë më shumë se 1 miliard dollarë në ditë për lëndët djegëse, një shumë që vetëm do të rritet, parashikojnë analistët. 

Rusia mund ta përdorë këtë injeksion ditor parash për të subvencionuar pushtimin 15 miliardë dollarë në ditë të Ukrainës ,

Sot çmimet e gazit me shumicë në Mbretërinë e Bashkuar - çmimi i paguar nga kompanitë e energjisë është 4.50 paund për termo - nga 2.50 paund që ishte ditën e djeshme. 

Ekspertët thonë se nëse mbetet me këtë çmim, faturat e gazit për miliona familje britanike do të jenë mbi 280 paund në muaj ose deri në 3,000 paund në vit deri në vjeshtë.