I mbijetoi rrethimit të Leningradit, policët arrestojnë të moshuarën që po protestonte kundër luftës në Ukrainë
Një e mbijetuar nga rrethimi i Leningradit, Yelena Osipova është marrë me forcë nga policia ruse teksa protestonte në Shën Petersburg kundër luftës në Ukrainë.
E moshuara mbante në dorë dy pankarta ku në njërën prej tyre shkruhej:
'Ushtar hidhe armën dhe do jesh një hero i vërtetë'.
Videoja e ngjarjes - e cila u bë menjëherë virale në rrjetet sociale – tregon tetë oficerë duke marrë të moshuarën, ndërsa qindra demonstrues përplasen me policët.
Sipas grupit të pavarur rus të të drejtave të njeriut Ovd-Info, 7603 persona janë arrestuar në demonstratat kundër luftës në Rusi që nga 24 shkurti - dita kur Rusia pushtoi Ukrainën.
Goditja e dhunshme ndaj disidencës në Rusinë e Putinit ka qenë pa dallim, me të moshuarit dhe fëmijët në mesin e atyre që janë arrestuar dhe janë dërguar në rajonin e policisë.