Yjet e operës ukrainase dhe ruse mbyllin shfaqjen me një përqafim të gjatë prekës

Itali - Sopranoja ukrainase Liudmyla Monastyrska dhe mezo-sopranoja ruse Ekaterina Gubanova u përqafuan në fund të shfaqjes së tyre "Aida" në Teatrin San Carlo në Napoli, të dielën në mbrëmje.

Monastyrska, 46 vjeçe, ka lindur në Irkliiv, në qëndër të Ukrainës qendrore, ndërsa Gubanova është nga Moska.

Teksa ato u përqafuan, në një gjest simbolik paqeje dhe miqësie, yjet u duartrokitën nga publiku nën thirrjet "paqe, paqe, paqe".

Shumë institucione në të gjithë peizazhin kulturor kanë shprehur kundërshtimin ndaj pushtimit rus të Ukrainës.

Dritat e Shtëpisë së Operës së Sidneit u ndezën në ngjyrat blu dhe të verdhë për të treguar solidaritet me Ukrainën.

Një muze i shquar i artit bashkëkohor i quajtur Garage në Moskë njoftoi të shtunën se do të ndalonte punën e tij në ekspozita dhe do t'i shtynte ato "derisa tragjedia njerëzore dhe politike që po shpaloset në Ukrainë të pushojë".

Kryetari i bashkisë së Milanos, Giuseppe Sala, kohët e fundit vendosi të pezullojë regjisorin rus Valery Gergiev nga drejtimi i orkestrës së operës La Scala, pasi ai nuk e kishte dënuar pushtimin rus.