Putini humbi në bixhoz!

Nga Jan W. Schaefer, BILD

Për vite me radhë, Vladimir Putin argëtohej duke ngacmuar BE-në dhe NATO-n. Vazhdimisht despoti ia arrinte të ndizte mosmarrëveshje mes partnerëve të aleancës.

Prandaj është kaq mbresëlënëse kur shesh se si bota perëndimore po i tregon kartonin e kuq luftënxitësit!

BE dhe NATO janë më të bashkuar se ç’kanë qenë ndonjëherë në dekada. Politikanët, menaxherët, artistët dhe atletët në mbarë botën janë unifikuar: Duhet të ndalojmë Putinin! Dhe jo (për momentin) me armë, por me izolim të ashpër.

Ky është një grusht që Putini nuk e priste. Despoti e nënvlerësoi plotësisht fuqinë e lirisë dhe vullnetin e Perëndimit për ta mbrojtur atë!

Fakti që Gerhard Schroeder po bojkoton frontin anti-Putin është një nga krimet më të mëdha në historinë e re gjermane.

Për fat të mirë, kursi ordiner i Gerhard Schroeder nuk po pengon që shefi i Kremlinit të ndalohet përgjithmonë ndërkombëtarisht!